Data di Pubblicazione:
2022
Citazione:
Politikat e sistemit te pensioneve ne shqiperi / V. Shahini. - In: STUDIME SOCIALE. - ISSN 2309-3471. - 16:3(2022), pp. 5-15.
Abstract:
Reformat e pensioneve të cilat i japin përparësi qëndrueshmërisë fiskale të sistemit dhe neglizhojnë qëllimet e tij sociale, përkatësisht zbutjen e varfërisë dhe parimet e solidaritetit, mund të rezultojë në paqëndrueshmëri sociale (Guardiancich, 2013). Nga ana tjetër, mospërshtatja e sistemit të pensioneve me sfidat ekonomike dhe socio-demografike, krijon deficit buxhetor. Për më tepër, mungesa e negociatave midis të gjitha palëve të interesuara (qeverisë, opozitës dhe partnerëve sociale) gjatë miratimit të reformës, rrezikon qëndrueshmërinë politike afatgjatë të reformës (Guardiancich, 2013). Përkundrejt kësaj tabloje, ky artikull argumenton se realizimi i qëndrueshmërisë sociale, fiskale dhe politike gjatë fazës së miratimit të reformës së pensioneve, është tregues që edhe implementimi i reformës do të jetë i suksesshëm.
Ky punim ka dy qëllime kryesore. Nga një anë, ai analizon rolin e luajtur nga aktorët kryesorë të përfshirë në procesin e politikave të pensioneve, duke zbuluar veçoritë e hartimit të politikave të pensioneve në Shqipëri: jo vetëm që nuk ka një ndarje të qartë midis politikave të miratuara nga partitë e krahut të majtë dhe të djathtë, por politikat e implementuara nga qeveritë shpesh janë në kundërshtim me ideologjitë dhe premtimet e tyre elektorale. Nga ana tjetër, ky artikull vlerëson reformën e fundit të pensioneve ndërmarrë në 2014-ën në bazë të qëndrueshmërisë fiskale, mjaftueshmërisë sociale dhe qëndrueshmërisë politike.
Tipologia IRIS:
01 - Articolo su periodico
Keywords:
Shqipëri; reforma e pensioneve; aktorët politikë; qëndrueshmëria fiskale; qëndrueshmëria politike; mjaftueshmëria sociale
Elenco autori:
V. Shahini
Link alla scheda completa: